Gareth Bale tërhiqet nga futbolli i luajtur

Gareth Bale tërhiqet nga futbolli i luajtur

Futbollisti uellsian, Gareth Bale ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Ndonëse është ende në moshën 33-vjeçare, sulmuesi ka vendosur ta mbyllë me futbollin dhe të varë këpucët në gozhdë.

Këtë e ka njoftuar vetë Bale, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Bale:

Pas një periudhe mendimi të kujdesshëm, njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar.

Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam realizuar ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Me të vërtetë më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime. Maksimumin e mundshëm në 17 sezone, kjo do të jetë e pamundur të përsëritet, pavarësisht se çfarë rezervon kapitulli tjetër për mua.

Që nga prekja e parë e topit te Sauthempton, deri tek e fundit me LAFC-në dhe gjithçka tjetër në mes, formoi një karrierë klubi për të cilën kam një krenari dhe mirënjohje të pamasë. Të luaja dhe të bëhesha kapiten 111 herë për vendin tim ka qenë me të vërtetë një ëndërr e realizuar.

Të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kanë luajtur rolin e tyre në këtë rrugëtim, është e pamundur. Ndjehem borxhli ndaj shumë njerëzve që më ndihmuan për të ndryshuar jetën time dhe për të formuar karrierën time në një mënyrë që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë kur fillova për herë të parë në moshën 9-vjeçare.

Për klubet e mia të mëparshme, Sauthempton, Totenhem, Real Madrid dhe në fund LAFC. Të gjithë menaxherët dhe trajnerët e mi të mëparshëm, stafi, shokët e skuadrës, të gjithë tifozët e përkushtuar, agjentët e mi, miqtë dhe familja ime e mrekullueshme, ndikimi që keni pasur është i pamasë.

Prindërit e mi dhe motra ime, pa përkushtimin tuaj në ato ditë të hershme, pa një themel kaq të fortë, nuk do ta shkruaja këtë deklaratë tani, ndaj faleminderit që më keni vënë në këtë rrugë dhe për mbështetjen tuaj të palëkundur.

Gruaja ime dhe fëmijët e mi, dashuria dhe mbështetja juaj më ka përcjellë. Përkrah meje për të gjitha ngritjet dhe uljet, duke më mbajtur me këmbë në tokë gjatë rrugëtimit. Ju më frymëzoni të jem më i mirë dhe t’ju bëj krenar.

Kështu, unë vazhdoj në fazën tjetër të jetës sime. Një kohë ndryshimi dhe tranzicioni, një mundësi për një aventurë të re…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy