Marco Giampaolo, nuk është më trajner i Sampdorias. Humbja e fundit në kampionat ndaj Monzas në shtëpi, ka rezultuar fatale për trajnerin italian.
Në fakt flitej prej kohësh për një shkarkim të Giampaolo, por humbja e fundit 0-3, e ka mbushur “kupën” e drejtuesve, të cilët i kanë treguar derën 55-vjeçarit.
Tani te Sampdoria, kanë nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri, i cili pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.
Pas 8 javëve të para, Sampdoria mban vendin e fundit në renditje me vetëm 2 pikë të grumbulluara.



