
Dinamo ka nisur një projekt të ri dhe përveç ekipit të parë, po punohet edhe për të rinjtë.
Drejtuesit e klubit, kanë nisur gjithçka nga themelet. Ditën e sotme, Dinamo ka prezantuar 7 trajnerët, të cilët do të drejtojnë skuadrat e të rinjve.
Njoftimi i klubit:
Sot nis rrugë projekti dhe objektivi kryesor i presidentit Adrian Bardhi, Akademia FK Dinamo nis një udhëtim pa kthim në nivele të larta.
Riformatohet Akademia. Merr jetë sot projekti i ri edhe për akademinë e Futbollit Dinamo. FK Dinamo prezanton skuadrën e trajnerëve nga U9 deri tek ekipi U21, që do të trajnojnë futbollistët e së ardhmes blu!
U7/9 – Aleko Bregu
U11 – Jon Zajmi
U13 – Akil Jakupi
U15 – Erald Deliallisi
U17 – Gerd Haxhiu
U19 – Erjon Xhafa
U21 – Bledi Kadiu
Trajner Portierave – Lisandro Zhupa
Drejtor i Akademisë – Adrian Dedja
Dinamo është shfaqur shumë aktive në këtë merkato, ku kanë afruar një numër të madh lojtarësh dhe pretendimet janë të mëdha për sezonin e ri.



