Kërkesa e Brozovic për të rinovuar

Kërkesa e Brozovic për të rinovuar

 Interit nuk i ngelet edhe shumë kohë për të zgjidhur rinovimin e kontratës së mesfushorit Marcelo Brozovic dhe për këtë arsye në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ duhet të merren vendime të shpejta për evitimin e pakënaqësive në të ardhmen .  Kroati është shumë i rëndësishëm për Simone Inzaghin në 11-shen titullare por kërkesa e lartë e tij mund të ndikojë në stabilitetin ekonomik të Interit. 

Kështu që sipas ‘’ La Gazzetta dello Sport ‘’ , ishi i Dinamo Zagrebit e ka deklaruar paraprakisht se kërkon  të njëjtën rrogë me atë të Lautaro Martinezit që i kalon 6 milionë eurot në sezon duke e vënë me shpatulla pas muri Interin . Favori I 28 vjeçarit në këtë histori është  fakti i të qënit një nxënës shembullor dhe i ve në siklet  drejtuesit të cilët detyrimisht duhet të bëjnë disa spastrime për ta përballuar  këtë shifër .

Duke qenë se është i pretenduar nga disa klube , Marcelo Brozovic po e përdor këtë element për ti vënë nën presion italianët që të sigurojnë përfundimisht qëndrimin në Milano sepse në të kundërt pas dere po fërkon duart Barcelona që tashmë do të liderohet nga Xavi Hernandez të cilit i duhet një kohë e përcaktuar për tu përshtatur tek ish klubi i tij që njëkohësisht i krijoi shansin për  të fituar çdo trofe të mundshëm në aspektin kolektiv. 

Ringritja e ‘’ Blaugranëve “ do të mbështetet fuqishëm tek merkatoja dhe Marcelo Brozovic e ka treguar se është tepër profesionist dhe mund të bëhet pjesë e çdo skuadre të elitës .

Tashmë Interi është midis dy zjarreve dhe në kampin zikaltër është kërkuar urgjentisht një mbledhje për tu afruar në negociata me objektivin e vetëm të qëndrimit të pilarit të Simone Inzaghit tek kampionët në fuqi të Serisë A .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy