Pavarësisht se një javë para fundit Interi nuk e ka në dorë titullin kampion, drejtuesit ziklatër duket se janë të kënaqur me punën e bërë nga trajneri Simone Inzaghi.
Fitimi i Superkupës dhe i Kupës së Italisë, ka lënë një shije të mirë te presidenti Steven Zhang. Ky i fundit sipas mediave italiane, ka gati rinovimin për teknikun 46-vjeçar.
Me kontratën e re, Inzaghi pritet të ketë edhe një rritje në pagën e tij, teksa do të fitojë 5.5 milionë euro në sezon, ndryshe nga ajo aktualja, ku përfiton 4.5 milionë euro.



