Partizani ka marrë kreun e renditjes, një javë para fundit të kampionatit. Të kuqtë shkatërruam me shifrat e thella 4-1 Kastriotin dhe përfituan nga ndalesa e Tiranës, për të marrë vendin e parë.
Pikërisht ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit, prodhoi polemika të shumta. Sfida u mbyll në barazim 2-2, por një penallti e akorduar për ballshiotët në minutën e 79-të, prodhoi polemika.
Arbitri Kridens Meta, akordoi një penallti të dyshimtë pas një kontakti mes Behiratche dhe Kacorrit, e cila u kthye në gol nga Adili.
Një javë para fundit, Partizani mban vendin e parë me 64 pikë, po aq sa edhe Tirana që zbret në vendin e dytë.



