Romelu Lukaku drejt Arabisë Saudite

Romelu Lukaku drejt Arabisë Saudite

Së fundmi është përfolur shumë në lidhje me të ardhmen e Romelu Lukakut. Belgu, kartoni i të cilit është në pronësi të Chelseat, aktualisht i huazuar tek Roma, sipas zërave e ka pranuar një ofertë nga Arabia Saudite, lajm i bërë me dije nga gazetari italian Fabio Santini gjatë një interviste për ‘ Tv Play ‘ :

‘’ Ai tashmë ka pranuar një ofertë nga një ekip në Arabinë Saudite . I them tifozëve të Romës që në përfundimin e sezonit Romelu do të largohet ‘’, ishin këto fjalët e gazetarit italian.

Megjithatë ky lajm ende nuk është konfirmuar as nga drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ dhe as nga golashënuesi i mirënjohur.

30 vjeçari në sezonin aktual ka kontribuar me 11 gola dhe 1 asist në 18 sfidat me kryeqytetasit, duke dhënë për të kuptuar se mbetet një element shumë cilësor në metrat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy