Jasir Asani duket se po kalon një formë të shkëlqyer, para ndeshjeve të Shqipërisë në muajin shtator.
Sulmuesi aktivizohet me skuadrën e Gwangju në Korenë e Jugut dhe së fundmi u shfaq protagonist në barazimin 2-2 ndaj Inchehon.
Asani realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 79-të, gol ky që i hapi rrugën edhe barazimit.
Një “perlë” e shënuar nga 28-vjeçari, i cili njihet për gjuajtjet e bukura nga distanca.



