Arsenali sfidon Barcelonën për Vermereen

Arsenali sfidon Barcelonën për Vermereen

Një ndër objektivat e drejtuesve të Arsenalit në çdo merkato vijon të jetë fuqizimi me talentë , të cilët do të jenë përfaqësuesit e kësaj skuadre në të ardhmen.

Në orët e fundit ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë nisur ofensivën për ta transferuar Arthur Vermereen në ‘’ Emirates ‘’ , të cilët do të sfidojnë Barcelonën.

Flitet se ‘’ Blaugranët ‘’ mund ti bëjnë një ofertë Royal Antwerpit për 18 vjeçarin gjatë janarit , i cili ka avancuar me hapa galopantë , duke u shëndërruar në një referent në mesfushën e këtij ekipi.

Vlera e kartonit të Arthur Vermereen arrin 20 milionë eurot, të cilit do ti duhet të analizojë me detaje të ardhmen pasi bëhet fjalë për dy ekipe shumë cilësore, sidomos në kampionatet respektive.

Në sezonin aktual , deri në këtë moment lojtari nga Lier ka shkëlqyer dhe numëron 1 gol dhe 5 asiste në 19 sfida, skuadra e të cilit është pjesëmarrëse edhe në Champions League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy