Mazrekaj nuk ia del, zbulohen formacionet zyrtare në Laçi-Anderlecht

Mazrekaj nuk ia del, zbulohen formacionet zyrtare në Laçi-Anderlecht

Laçi luan një sfidë të rëndësishme dhe të vështirë ditën e sotme, teksa përballen me belgët e Anderlecht, për turin e tretë në Conference League.

Ndonëse kanë një kundërshtar të vështirë përballë, kurbinasit e Shpëtim Duros do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të shpresuar më pas te kualifikimi.

Përveç rivalit të vështirë që ka përballë, trajneri Duro duhet të bëjë edhe pa një nga lojtarët më të mirë në këtë ndeshje.

Sulmuesi Mentor Mazrekaj, nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe do të mungojë në këtë ndeshje, për shkak të dëmtimit. Vendin e tij e merr Ilir Ademi, ndërsa Julian Shehu i pezulluar për shkak kartonësh, zëvendësoshet nga Klinti Qato.

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Sherri, Roganovic, Malota, Ignjatovic, Velija, Deliu, Qato, Lushkja, Zarubica, Guindo, Ademi.

Anderlecht: Crombrugge, Harwood-Bellis, Hoedt, Delcroix, Sardella, Cullen, Olsson, Sergio Gomez, Verschaeren, Refaelov, Raman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy