Mbrojtësi i Feyenoord, Gernot Trauner, ka folur para mediave, në prag të finales në “Air Albania”. Ai u shpreh se skuadra holandeze është gati për fitore dhe për të marrë trofeun e Conference League ndaj Romës.
Trauner ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, por deklaroi se edhe ata kanë dobësitë e tyre.
Kemi bërë atë që ishte e mundur. Nuk kemi humbur asnjë ndeshje, ky është shkaku pse jemi këtu. Ndeshje e vështirë, por jemi gati për fitore. Nëse ia dalim do të ishte një gjë e mrekullueshme për ne.
Është e mrekullueshme të luaj ndaj Abraham. Ai është shumë i fortë, ka një teknikë shumë të mirë dhe di të shënojë gola. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Romës. Do të tentojmë ta mbajmë larg zonës tonë.
Finalja është një pikë e rëndësishme në karrierën time. E kemi treguar këtë sezon që mund të jemi kundërshtarë të fortë. Do të përballemi me Romën dhe një trajner si Mourinho. Por, edhe ata kanë dobësitë e tyre. E kemi kualitetin për të fituar trofeun.



