Luka Jovic alternativë për Arsenalin

Luka Jovic alternativë për Arsenalin

 Ditët e fundit të merkatos sigurisht po i përshpejtojnë aksionet e skuadrave me emër për arritjen e objektivave .

Pas dështimit për Dusan Vlahovic , Arsenali është hedhur në sulm për bashkombasin Luka Jovic i cili  nuk po gjen shumë hapësira tek Real Madridi .

24 vjeçari preferohet shumë nga Mikel Arteta dhe  sipas tabloidit ‘’ The Sun ‘’ , londinezët po mendojnë seriozisht transferimin e tij në ‘’ Emirates ‘’ , operacion ku do të dilnin të gjitha palët e fituara .

Tek ‘’ Galaktikët ‘’ Luka Jovic nuk mund ta pranojë më humbjen e kohës dhe parashikohet se tek Arsenali do të gjente një mbështetje ndryshe  dhe njëkohësisht do të forconte një ndër pozicionet ku  ‘’ The Gunners ‘’ kanë çaluar më së shumti .

 Pas disa huazimeve tek Eintracht Frankfurti , rikthimi i Luka Jovic në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ka në përmbajtje të njëjtën histori dhe ky fakt konsiderohet i patolerueshëm nga Carlo Ancelotti i cili shquhet për kokëfortësinë e tij .

Kalimi në Madrid rezultoi katastrofik për arkat e spanjollëve të cilët investuan 60 milionë euro në verën e 2019-tës por mundi i ka shkuar dëm Florentino Perezit i cili e ka treguar gjithmonë se është i gatshëm të bëjë çdo çmenduri për skuadrën e zemrës .

Transferimi në Londër do të ishte një frymëmarrje për Arsenalin që pretendon rikthimin në Champions League por i mbetet për të treguar se e meriton përfshirjen në kompeticionin më prestigjoz në Europë.   

Pavarësisht se nuk ka mundur të bëjë shumë , Luka Jovic ka patur shumë mundësi tek ‘’ Los Merengues ‘’ por fatkeqësisht 14 ndeshjet e këtij sezoni kanë lënë për të dëshiruar  dhe me shumë gjasa anglezët mund të shëndërrohen në strehën  e re të golashënuesit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy