Richard Rios, prioritet për Milanin

Richard Rios, prioritet për Milanin

Rendimenti i shkëlqyer i Richard Rios në Kupën e Amerikës, po e shton interesin e ekipeve të elitës për shërbimet e tij.

Mesfushori tanimë është në radarët e Milanit, sipas gazetarit Daniele Longo. Kuqezinjtë janë një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit dhe për 24 vjeçarin përben një sukses, nëse do të ketë fatin të transferohet në ‘’ San Siro ‘’.

Sipas ekspertit të merkatos Nicolo Schira vlera e kartonit të lojtarit të Palmeirasit i ka arritur 21 milionë eurot, i cili ndikoi në performancat e ‘’ Los Cafeteros ‘’, të cilët nën drejtimin e Nestor Lorenzos zhvilluan një kompeticion për tu mbajtur mend.

 

Drupal Ad

 

 

 

Vizioni dhe kapaciteti për tu adaptuar në shumë pozicione është një avantazh për Richard Rios, i cili mund ta ndihmojë ‘’ Djallin ‘’ në arritjen e objektivave.

Për ishi-n e Mazatlan do të ishte eksperienca e parë në kontinentin e vjetër, i cili pas shkëlqimit në rradhët e brazilianëve e ka mundësinë për të shpalosur vlerat në një ndër pesë ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër.

Ditët vijuese mendohet se do të jenë përcaktuese për destinacionin e Richard Rios, një lojtar stabël në 11-shen e trainerit argjentinas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy