
Paraqitjet e Victor Bonifaces me Bayer Leverkusenin e kanë shëndërruar në një objektiv të dy ekipeve shumë të njohur. Pas Atletico Madridit, Manchester City ka nisur sulmin për ta transferuar golashënuesin në ‘’ Etihad ‘’. Jo vetëm ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Qytetarët ‘’ por edhe disa klube të tjerë janë interesuar për nigerianin, i padiskutueshëm në skemat e Xabi Alonsos. Nuk përjashtohet mundësia që edhe të tjerë pretendentë të përfshihen në garë për 22 vjeçarin , i cili spikat për faktin e të qënit shumë i saktë përpara portës. Nëse do të vijojë me këtë ritëm, pa dyshim që vlera e kartonit të Victor Bonifaces do të rritet , fakt i cili i ka bërë drejtuesit e gjermanëve të fërkojnë duart, pavarësisht se konsiderohet një lojtar tejet determinant në metrat e fundit. Statistikat e arritura prej tij evidentojnë se do të jetë një ndër më të spikaturit në vijimësi , i cili në 7 sfida numëron 8 gola dhe 2 asiste.



