Janë zbuluar tre kandidatët për çmimin “Trajneri më i mirë i vitit” që jepet nga FIFA.
Pep Guardiola, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi, janë tre trajnerët kandidatë për fitimin e çmimit e më të mirit.
Spalletti shpalli Napolin kampion në Itali, Inzaghi dërgoi Interin në finalen e Champions League, aty ku u mposht nga Manchester City i Guardiolës.
Pikërisht ky i fundit shihet edhe si favoriti për të marrë çmimin, pasi fitoi tripletë trofesh me skuadrën e tij.



