
Lazios i është zhbllokuar merkato dhe ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimet e merkatos së verës.
Elseid Hysaj pas disa ndeshjeve miqësore të zhvilluara me skuadrën e Sarrit, ditën e sotme është prezantuar nga klubi kryeqytetas.
Mbrojtësi shqiptar u bashkua me Lazion si lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar kontratën me skuadrën e Napolit.
Së bashku me shkodranin, te kryeqytetasit sot u zyrtarizuan gjithashtu edhe Pedro, Felipe Anderson dhe Luka Romero.



