“Asist” për Manchester City, Arsenali shpërdoron avantazhin e dy golave (VIDEO)

“Asist” për Manchester City, Arsenali shpërdoron avantazhin e dy golave (VIDEO)

Arsenali ka bërë një tjetër hap “fals” në garën për titullin kampion. “Topçinjtë” barazuan 2-2 ndaj West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 në Premier League.

Skuadra e Artetës e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar dy herë me Gabriel Jesus në minutën e 7-të dhe Odegaard në minutën e 10-të.

West Ham nuk u dorëzua, ndërsa ngushtoi shifrat në minutën e 33-të me Benrahma. Saka kishte mundësinë të shënonte të tretin për Arsenalin, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 52-të.

Kjo i motivoi kundërshtarët, që vetëm 3 minuta më vonë barazuan shifrat me Bowen dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Arsenali mban vendin e parë me 74 pikë, 4 më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy