
Gazetari Pano Xhixho, e quan lajm pozitiv për Tiranën, rinovimin me trajnerin Orges Shehi.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se rikonfirmimet e trajnerëve duhet të bëhen më herët.
Rinovimi i Shehit për mua është lajm i mirë. Kur trajnerët shkojnë mirë, rikonfirmimet duhen bërë më herët. Këtë sezon ishte rasti me Tetovën, që u rinovua për 3 vite javë më parë. Për Tiranën, rinovimi i Shehit është lajmi më i mirë i javëve të fundit.
Rinovimi i Shehit është diçka e bukur për Tiranën. Mund të krijojnë një tjetër projekt fitues për sezonin e ardhshëm.
I pyetur për zërat në lidhje me të ardhmen e drejtorit Marini te Partizani dhe trajnerit Kolela, Xhixho tha se duhet pritur një reagim nga klubi.
Zërat për trajnerin dhe drejtorin Marini te Partizani? Pas një kampionati të gjatë, ccdo klub ka analizat e veta. Lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme, duhet të kenë një përgjigje zyrtare, sepse në kohë merkato, thashethemi jo vetëm që prish punë, por janë ato gjysmë të pavërteta, bëjnë një të vërtetë të madhe, ose e kundërta. Më mirë të presim qëndrimet zyrtare të klubeve. Nuk e di çështjen kontraktuale te Marinit me Partizanit. Duhet të presim reagimin e klubit dhe ku mund të marrim vesh diçka më shumë.



