
Me statistikat e deritanishme Erling Haaland vijon të përfshihet në rangun e më të mirëve në kontinentin e vjetër.
Norvegjezi është shëndërruar në një protagonist tek Manchester City të cilit asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët.
Në Spanjë do të zhvillohet një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ për ishi-n e Borussia Dortmundit, lajm i raportuar nga tabloidi ‘ The Sun ‘.
Barcelona dhe Real Madridi do të masin përsëri forcat për 26 vjeçarin, kontrata e të cilit me ‘’ Qytetarët ‘’ përfundon në 2034-tën.
Jo vetëm me bardhekaltërit por edhe me kombëtaren nordike Erling Haaland ka bërë diferencën, një golashënues si pak të tjerë në futboll.
Sanksioni ndaj Manchester City-t i cili ende nuk është bërë me dije parashikohet se do të prodhojë ndryshime në aspektin sportiv dhe s’përjashtohet largimi i disa lojtarëve nga ‘’ Etihad ‘’.
Ndërkohë ‘’ Los Cules ‘’ janë në pritje të rezultatit të kësaj historie duke qenë se mund të përfitojnë me transferimin e shtatlartit nga Leeds në ‘’ Camp Nou ‘’.
Por s’duhen nënvlerësuar në asnjë mënyrë ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët e konsiderojnë një prioritet prej shumë vitesh Erling Haalandin, i rrezikshëm për çdo rival.



