Juventus ëndërron Zaniolon

Juventus ëndërron Zaniolon

  Sezoni i ardhshëm do të ketë një rëndësi të veçantë për Juventusin sepse ky ekip mbush  shumë shpejt 100 vjetorin e krijimit dhe drejtuesit duan ti vënë sa më shpejt pikat mbi i . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka arritur ta tregojë forcën në kohë të vështira me dy  transferime si Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria por  Massimiliano Allegri kërkon akoma më tepër për të patur një lloj garancie për vijimësinë .

Italiani e ka përqëndruar vëmëndjen tek Nicolo Zaniolo i Romës që ka arritur shumë me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ dhe  torinezët i kanë hapur derën për të shtuar cilësinë në 11-shen e Massimiliano Allegrit sepse ndër vite ka rezultuar një lojtar shumë determinant tek kryeqytetasit .

 Sipas ‘ Calciomercatos ‘’ lufta për ishi-n e Interit do të fillojë  gjatë verës me objektivin unik të avancimit në Uefa Champions League dhe pse jo ta ulin sa më shpejt Interin nga froni i Serisë A , arritje krejtësisht e merituar e zikaltërve .

 Dy finalet e humbura në kompeticionin më të rëndësishëm europian vijojnë të jenë një kujtim shumë i hidhur për Juventusin dhe këtë fakt kërkon ta superojë dhe të bëhet një risi në kontinentin e vjetër në lidhje më evenimentin më prestigjoz të tij .  

Pa dyshim Nicolo Zaniolo është një ndër talentët më të mëdhenjë të viteve të fundit në Itali për të cilin u mendua se pas dy dëmtimeve të rënda do të lihej në prapaskenë nga skuadrat me emër , si përshembull Real Madridi por  sipas zërave të fundit , bardhezinjtë kanë më tepër shanse për ta larguar nga ‘’ Olimpico ‘’ talentin nga Toscana .

Pavarësisht se mbetet akoma kohë për të përfunduar sezoni , Juventusi duhet të evitojë me çdo mënyrë gabimet në ndeshjet vijuese për të mos u zhytur akoma më shumë në gropën ku ka rënë , pavarësisht se merkatoja  i ka buzëqeshur në fundin e saj .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy