
E ardhmja e Ciro Immobiles tek Lazio është vënë në dyshim në kohët e fundit. Rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar shumë shpejt dhe gjatë një interviste për të famshmen italiane ‘ Il Messaggero ‘, sulmuesi është shprehur : ‘’ Lazio të dua “ . Mirëpo siç dihet ofertat nga Arabia Saudite nuk kanë munguar për golashënuesin , i cili ka komentuar mbi këtë çështje : “ I refuzova ofertat në verë por gjatë merkatos së janarit nuk e di çfarë do të bëj. Ndoshta do të nis një tjetër eksperiencë “ , theksoi 33 vjeçari duke shtuar se së fundmi është ndjerë jo mirë në lidhje me sulmet e fansave ndaj tij. Diçka e tillë duket se ende nuk është kapërcyer nga Ciro Immobile, duke marrë parasysh edhe tifozerinë e zjarrtë të bardhekaltërve dhe ndoshta periudha e ardhshme e transferimeve do ti vërë pikën etapës së tij në mitikun ‘’ Olimpico ‘’. Sezoni aktual është i teti me kryeqytetasit, i cili ka dhënë gjithmonë maksimumin për Lazion pavarësisht se rendimenti në kohët e fundit ka lënë për të dëshiruar, diçka normale në futboll.



