Duel i ashpër për Alexander Isak

Duel i ashpër për Alexander Isak

 Prej kohësh Alexander Isak po shfaq një nivel të mrekullueshëm tek Real Sociedadi , një rival tejet i vështirë sidomos në ‘’ Reale Arena ‘’ dhe po monitorohet me shumë kujdes në Premier League .

Arsenali , Liverpooli dhe Manchesteri do të zhvillojnë një tjetër supersfidë me përmbajtje ndryshe por me një dëshirë të madhe për të firmosur me suedezin, kartoni i të cilit vlerësohet me 90 milionë euro .

Mungesa e titujve është problematika kryesore tek ekipet respektive  dhe prej kohësh po synohet fuqishëm hedhja pas e kësaj etape zhgënjyese sepse karakterizohen nga një histori e gjatë suksesi dhe ideja e drejtuesve është rikuperimi sa më i shpejtë i terrenit të humbur.

Nordiku është një element shumë efikas dhe në kohët e fundit  edhe Barcelona me Romën kanë treguar interes për ta afruar në gjirin e tyre sepse janë të ndergjegjshme se me prezencën e tij sulmi do të funksionojë ndryshe pasi e ka dëshmuar se me pak mbështetje mund të frikësojë çdo kundërshtar .

Nëse i referohemi ‘’ Topchinjve ‘’ dihet botërisht se kanë një problematikë të theksuar sidomos pas largimit të Aubameyang dhe atij të Alexandre Lacazettes që do të bëjë gati valixhet në fundin e sezonit dhe në ‘’ Emirates ‘’ shpresohet se Alexandre Isak mund t’ia ndriçojë rrugën anglezëve drejt rezultateve pozitive. 

Sigurisht në këtë kontekst, bardhebluve si mbetet gjë tjetër veçse të fërkojnë duart sepse në fund të fundit e dinë se s’do të mund ta mbajnë edhe shumë gjatë në San Sebastian sepse meriton një të ardhme ndryshe dhe pse jo mos ti afrohet titujve kolektivë , objektiv i vështirë për tu arrirë me Real Sociedadin .

Largimi i golashënuesit mund të përkufizohet shitja më e shtrenjtë në historinë e ‘’ Los Txuriurdines ‘’ , drejtuesit e të cilëve meritojnë duartrokitje sepse arritën për pak kohë ta shëndërronin në një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të kontinentit të vjetër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy