Suedi, zbulohet kartëmonedha e Ibrahimovic me… fanellën e Milan

Suedi, zbulohet kartëmonedha e Ibrahimovic me… fanellën e Milan

Rehabilitimi i Zlatan Ibrahimovic, pas dëmtimit të pësuar në gju që e ka mbajtur larg fushave për disa muaj, vazhdon me ritme të larta. Por, në kohën e lirë, “King Zlatan” vazhdon të befasojë të gjithë tifozët e tij. Sulmuesi suedez ka publikuar në profilin zyrtar të Instagram-it një fotografi ku ka pozuar me një kartëmonedhë me vlerë 1000 korona, të ideuar nga artisti Bingo Rimer, ku është vizatuar imazhi i tij. Ibra e ka shoqëruar këtë fotografi me një frazën që i drejtohet popullit suedez: “Ti ke Benjamin Franklin – themeluesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, imazhi i të cilit ndodhet te kartëmonedhat 100 dollarësh, dhe ju më keni mua”.

Një zgjedhje, sipas ekspertëve, e konsideruar si shumë interesante dhe logjike, duke parë se kartëmonedhat me vlerë 1000 korona janë shumë të rralla të gjenden në treg dhe, për rrjedhojë, mund të jenë përdorur si një metaforë. “Të rralla si Ibrahimovic”. Po ku do të jetë e ardhmja e Zlatan? Do të kthehet në Itali, apo do të shkojë në Amerikë? Vetëm Zoti (ose ai) e di. Në kartëmonedhë Zlatan Ibrahimovic është vizatuar me fanellën e Milan. Skuadra e tij e ardhshme? Ibra, ndërkohë, mbetet një tifoz kuqezi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy