Vllaznia është skuadra e radhës, që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë eliminuar Flamurtarin, në një ndeshje ku këta të fundit treguan paraqitje dinjitoze.
Ashtu si në sfidën e parë, edhe në atë të kthimit, vlonjatët nuk u futën në fushë të dorëzuar, por provuan të rrezikonin. Në sfidën e sotme, ku Vllaznia fitoi minimalisht falë një goli të Mustedanagic në pjesën e dytë, Flamurtari krijopi disa raste shënimi, duke ngjallur panik te shkodranët.
Kuqezinjtë madje gjetën edhe golin në pjesën e parë me Oliveirën, por u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.



