Gazetari sportiv Ndrec Gjonaj e sheh shumë të mundshëm faktin që Shqipëria dhe Kosova të prekin fazën e Play Off-it, për tu kualifikuar në kampionatin botëror të futbollit.
Ai tha për “MCN Informacion se loja me Zvicrën për Kosovën është vendimtare dhe i duhet fitorja.
Sipas tij, Kosova bëri që Suedia të shkarkojë trajnerin, ndërsa shton se ndeshja me Anglinë për Shqipërinë ka shumë rëndësi, por edhe për tifozët.
Fitorja ndaj Serbisë, u përjetua sikur u shpall Kosova e pavarur, ashtu u prit fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, kishte festë deri në orët e para të mëngjesit.
Se dihet sidomos historia e popullit të shqiptarëve të Kosovës me Serbinë. Gjasat janë që Shqipëria dhe Kosova ta prekin Play Off-in.



