“Trajneri, autogoli i Laçit”, Kona: Jasir Asani do të rikthehet te Partizani në dhjetor

“Trajneri, autogoli i Laçit”, Kona: Jasir Asani do të rikthehet te Partizani në dhjetor

Gazetari i sportit, Tami Kona, i ftuar në emisioni “SportZone” në MCN TV, zbuloi se në dhjetor Jasir Asani pritet të rikthehet te Partizani në merkaton e dimrit. Kona tha gjithashtu se të kuqtë kanë bërë merkaton më të mirë në Shqipëri, ndërsa për Laçin u shpreh se bëri autogol me trajnerin Vukicevic.

Në lidhje me Tiranën, Kona tha se bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Teutës, por sipas tij në derbin ndaj Partizanit gjithçka zërohet, pasi të dyja skuadrat aty futen për të fituar.

“Pas javës së 5-të, nuk pretendoj që një skuadër të ketë pikë të plota, apo të jetë perfektë. Shikojmë skuadra që në edicionin e vjetshëm ishin pretendente për ta fituar dhe tani janë poshtë me pikë, si Partizani dhe Laçi.

Rrallë ndodh në Superiore, që një ekip që vjen nga Kategoria e Parë, të ketë këtë organizim në skuadër, si Egnatia. Dinamo nuk ka ardhur për numër në Superiore, por e kanë një objektiv real.

Tirana kaloi një ndeshje shumë të vështirë si ajo me Teutën. Kampionati është i tillë dhe ndeshjet mes tyre vijnë shumë shpejt. Tirana bëri një pjesë të parë deri diku të mirë. I morën mesfushën Teutës. Pas autogholit të Najdovskit bënë një përmbysje të madhe. Nuk është Teuta e sezonit të kaluar. Një mungesë e madhe për durrsakët ishte edhe Asion Daja. E them me plot gojë, që është motori i mesfushës së Teutës.

Tirana doli fitimtare, pasi në pjesën e dytë i mori mesfushën Teutës. Kur flasim për derbion, gjërat duhet të jenë krejt ndryshe. Gjërat në derbi duket sikur zërohen dhe skuadrat futen në fushë vetëm për fitore. Tirana vërtetë ka fituar një ndeshje ndaj kampionëve të Teutës dhe janë me meritë në krye. Duket sikur bardheblutë thonë që po kthejnë skuadrën e dy viteve më parë. Tirana-Partizani është qershia mbi tortë e kampionatit shqiptar.

Autogoli te Laçi, ishte për trajnerin që morën në verë. Laçi nuk mund të merrte një trajner malazez. Mori të njëjtën skuadër që në Europë, ku bëri edicionin më të mirë në histori. Nuk arrij ta kuptoj, që në kampionat, jo vetëm që nuk bind me lojë, por nuk bindin me asgjë. Është e njëjta skuadër e Europës, por në kampionat janë shpërfytyruar. Mora vesh që presidenti Laska ishte edhe mik me Vukicevic, por para biznesit të tij, nuk mund të vendosë trajnerin. Vjet mund të ketë qenë hera e parë që Laçi mund të meritonte të dilte kampion.

Mund të më vinte keq për Kukësin, pasi në verë ndryshuan gjithçka, por jo për Laçin. Partizani për mendimin tim ka bërë merkaton më të mirë. Për sulmues është pak e vështirë për të gjetur. Jasir Asani nga informacionet që kam, do të rikthehet te Partizani në muajin dhjetor. Mesfushorët e Partizanit janë të shumtë dhe cilësorë, por asnjëri nuk po merr rolin e liderit.”, u shpreh Kona.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy