
Lista e Shqipërisë U-21 ka pësuar ndryshime së fundmi, për dy ndeshjet kualifikuese me Finlandën dhe Zvicrën.
Mesfushori i Saarbrucken, Tim Civeja, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi. Për këtë arsye stafi i Kombëtares U-21 ka vendosur të ftojë mesfushorin e Skënderbeut, Dejvid Janaqi.
Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe pasditen e sotme Kombëtarja U-21 ka kryer seancën e parë stërvitore.



