
Flamurtari ka fituar Kupën e Shqipërisë, në Kategorinë e Parë, në volejboll për femra.
Vlonjatet mposhtën në finale Pogradecin, 3-2 me sete (25-22, 19-25, 18-25, 25-20, 15- 11).
Një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që e kërkuan triumfin deri në fund, por ia doli Flamurtari.
Kjo finale e luajtur deri në pikët e fundit të setit të 5, uli siparin e aktiviteteve të organizuara nga Federata Shqiptare e Volejbollit për vitin 2022.
Skuadra kuqezi në gjysmëfinale mposhtën Elbasanin, 3-1 me sete, ndeshje e cila u zhvillua ditën e shtunë.



