Bekim Balaj: Të mos matemi me Anglinë, nuk e mendoj rikthimin në Kategorinë Superiore

Bekim Balaj: Të mos matemi me Anglinë, nuk e mendoj rikthimin në Kategorinë Superiore

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj ka folur në konferencë për mediat, pas grumbullimit me Kombëtaren, për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ndaj Çekisë dhe Uellsit. Në fjalët e tij sulmuesi shkodran ka thënë se këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, për t’u përgatitur për kualifikueset e Botërorit. Gjithashtu më tej, në lidhje me një rikthim në Kategorinë Superiore, Balaj tha se nuk është në planet e tij momentalisht.

“Sigurisht që është kënaqësi dhe vlerësim i madh për mua, sa herë që vij në Kombëtare. Këto janë ndeshje miqësore, por për ne kanë vlerësim maksimal. Për të gjithë ne, janë një test para sfidave kualifikuese. Duhet të bëjmë më të mirën dhe më pas të shohim nëse jemi gati për këto ndeshje që na presin.

Ndihem mirë, nuk kam asnjë dëmtim. Jemi grumbulluar më herët, që të kemi ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet dhe për të qenë në formë. Mendoj që grupi është konsoliduar. Ndeshja me Anglinë ishte një ndeshje që mendohej si e humbur, edhe ashtu ndodhi. Rezultati ishte i ngjeshur, duhet të provonim më shumë. Ne nuk duhet të matemi me Anglinë. Forcën ta tregojmë me skuadrat e tjera të grupit.

Të marrësh një rezultat pozitiv ndaj Anglisë është një favor i madh, por të shikojmë ndeshjet me kundërshtarët tanë realë të grupit. Aty mund të bëjmë më mirë. Ndihem shumë mirë, në futboll luhatjet e formës ekzistojnë. Unë jam gati për kampionate të mira, jo për 1-2 sezone, por për më shumë.

Duhet t’i marrim maksimumin kualifikueseve. Kundërshtarët i kemi përpara. Të shikojmë nëse këtyre ndeshjeve mund t’i marrim maksimumin apo do jetë një parapërgatitje për Europianin.

Rikthim në Superiore? Janë zërat e merkatos, të gjithë kanë të drejtën të flasin. Megjithatë në planet e mia, nuk është rikthimi në Shqipëri.  

Grupi i kualifikueseve? Polonia nuk është si Portugalia e atij viti që luajtëm, por nuk krahasohet me Anglinë e grupit tonë. Megjithatë janë ndeshje që vlejnë shumë dhe janë të rëndësishme.”, u shpreh Balaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy