
Kalimi i Sergej Milinkovic- Savic tek Al- Hilal po rezulton një vendim jo i qëlluar në shenjë nga ishi i Lazios.
Pavarësisht cilësive të padiskutueshme, serbi nuk po e gjen dot veten, në një ligë krejtësisht ndryshe në krahasim me Serinë A.
28 vjeçari përfiton 20 milionë euro në sezon por gjithsesi ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në kampionatin ku fitoi famë.
Sipas ‘ SportMediaset ‘ , Juventusi ka nisur tratativat për Milinkovic- Savic, skuadër e cila i ka ofruar mundësinë për të treguar përsëri vlerat, në një ndër pesë ligat më të famshmë të Europës.
Largimi i mundshëm i Adrien Rabiot, pritet të lërë një boshllëk në mesfushën e torinezëve dhe ishi i Genkut konsiderohet elementi i duhur për skemat e trainerit Massimilliano Allegrit.
Ky rast thekson se në aspektin e cilësisë ligat në Europë pa diskutim që janë shumë hapa përpara, një fakt që mund ta shtyjë jo vetëm Milinkovic-Savic po edhe lojtarë të tjerë për të qenë përsëri pjesë e tyre.
Për më tepër, nëse do të vendosë për tu transferuar tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’, lojtari i lindur në Lerida të Spanjës do të gjentë mbështetjen e bashkombasve Kostic dhe Vlahovic, tek ish rekordmenët e Serisë A.



