
Ecuria e Dejan Kulusevskit tek Juventusi ka lënë shumë për të dëshiruar në kohët e fundit dhe drejtuesit e torinezëve nuk po e përballojnë dot këtë situatë . Massimiliano Allegri kërkon elementë kompetitivë në skuadër për të mos e vënë fokusin vetëm tek lufta në Scudetto por të zgjerojnë protagonizmin edhe në Uefa Champions League .
Tek Genoa suedezi diti të komportohet në nivele të larta , fakt që gjeneroi kalimin e ëndërruar tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ por duke e ditur se karakterizohet si një ekip që nuk humbet kohë , më e mira për 21 vjeçarin konsiderohet largimi nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ .
Për nordikun bardhezinjtë kanë vendosur 35 milionë euro për ta lënë të lirë, shifër që është publikuar nga ‘ Calciomercato ‘ dhe natyrisht ish kampionët e Scudettos do të dilnin të fituar për arsye se e transferuan për vetëm 20 millionë euro në merkaton e 2020-tës .
Si duket konkurrenca e ashpër tek Juventusi e ka dominuar talentin e Dejan Kulusevskit duke i dhënë sinjalin se nuk është akoma i përgatitur për një eksperiencë të tillë . Por çuditërisht për yllin e Suedisë janë disa klube që interesohen prej kohësh , nder të cilat spikat Interi , Atletico Madridi dhe Liverpooli që do të kenë një luftë të zjarrtë në merkaton e dimrit për ta transferuar .
Cmimi i vënë nga Juventusi është shumë i arsyeshëm duke marrë parasysh rendimentin e shfaqur por theksi do të vihet tek negociatat ndërmjet klubeve që parashikohet se do të jenë shumë intensive dhe kush gabon më pak do të ketë privilegjin e patjes se një sulmuesi të talentuar në organikë .
15 ndeshje të shoqëruara këto nga një gol dhe një rendiment për tu harruar s’krijojnë asnjë shpresë për qëndrimin në Torino dhe është parapërgatitur terreni për transferimin e Dejan Kulusevskit në një ekip ku mund të ndihet i vlerësuar dhe protagonist .



