Michael Carrick, drejt largimit nga Manchester United

Michael Carrick, drejt largimit nga Manchester United

  Rezultatet e dobëta të Manchester United në javët e fundit e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin në stol të Michael Carrick. 

Kjo situatë reflekton vështirësitë e anglezit tek 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe flitet se në fundin e sezonit mund të largohet nga ‘’ Old Trafford ‘’. 

Humbja me Leeds United në ‘’ Pallatin e Ëndrrave “  i ka shtuar këmbanat e alarmit dhe tashmë nga drejtuesit kanë filluar të analizohen emra të rinj. 

Për më tepër distancimi nga titujt prej sezonesh tashmë është një tregues se diçka po bëhet gabim tek gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm dhe në fakt e ardhmja e Michael Carrick do të varet në mënyrë direkte nga ndeshjet vijuese. 

Rikuperimi i terrenit të humbur është një prioritet për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, një ekip i formuar për të qenë protagonist në çdo sezon por fatkeqësisht në ato të fundit nuk ja ka arritur qëllimit. 

7 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje numëron ish mesfushori deri më tani, skuadra e të cilit renditet e 3-ta pas 32 sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy