Kukësi nuk qëndroi dot në elitë dhe në sezonin e ri, do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë. Me rënien nga Superiorja, te verilindorët pritet të ketë edhe largime të shumta sa i përket lojtarëve.
Të parët që kanë njoftuar “divorcin”, janë portieri Angelos Tafas dhe mbrojtësi Franci Lala. Të dy këta lojtarë, kanë mbyllur bashkëpunimin dhe janë të lirë në treg.
Tafas, largohet nga Kukësi, pas katër sezonesh, aty ku kishte edhe shiritin e kapitenit.
“Dua t’ju informoj të gjithëve se nuk jam më pjesë e Kukësit. Kisha nderin dhe kënaqësinë këto 4 vite të isha lojtar dhe kapiten i kësaj skuadre. Dua të falënderoj F.K Kukësi dhe familjen Gjici për besimin e dhënë dhe të gjithë tifozët për përkrahjen gjatë kësaj kohe. Falënderime për trajnerët, bashkëlojtarët dhe bashkëpunëtorët e tjerë në klub", shkruan Tafas në postimin e tij.



