Edlir Tetova: Kemi bërë goditje të mira në janar, skuadra ndjeu shqetësimin e rezultateve

Edlir Tetova: Kemi bërë goditje të mira në janar, skuadra ndjeu shqetësimin e rezultateve

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, foli për ecurinë e rrogozhinasve.

Tetova deklaroi se ndryshimet në janar, bënë që skuadra të ketë luhatje dhe mungesa e rezultateve solli shqetësim në skuadër.

Vitin e kaluar u morëm me ndërtimin e skuadrës dhe fitimin e Kupës. Vjet objektivi ishte Europa. Këtë sezon, u munduam të ruajmë boshtin e ekipit. E bëmë mësë miri, duke bërë lëvizje të vogla në verë. Ecuria ka qenë shumë e mirë në dy fazat e para. Me ikjen e tre lojtarëve në sulm, ka luhatjet e veta, sepse ka të bëjë me përshtatjen e lojtarëve. Mendoj se afrimet e bëra në janar, janë goditje të mira.

Pjesa tjetër e skuadrës, i dha ngrohtësi lojtarëve të afruar në janar. Kemi bërë lëvizje gjatë kësaj kohe, me lojtarët. Përderisa janë pjesë e skuadrës, duhen futur në lojë. Duan të kenë minutazh. Sa i përket formacionit, asgjë nuk është e sigurt.

Oshilacionet në kampionat? Ishin shumë ndeshje pa fitore, por ishin pak humbje. Nuk ishte alarm, por ishte shqetësim, u ndje edhe të skuadra. Kur merr një iniciativë për të bërë ndryshime, risku është.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy