U largua nga Partizani, Esin Hakaj prezantohet te skuadra e re

U largua nga Partizani, Esin Hakaj prezantohet te skuadra e re

Esin Hakaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Samsunsporit. Ka qenë vetë klubi turk që nëpërmjet faqes zyrtare, ka bërë të ditur firmën me mbrojtësin 24-vjeçar.

Pas një sezoni shumë të mirë me Partizanin, Hakaj tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në ligën e parë turke, aty ku do të jetë shok skuadre me Erald Çinarin, i cili u zyrtarizua te e njëjta skuadër vetëm pak ditë më parë.

Samsunspori ka zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen me mbrojtësin shkodran, i cili ka firmosur kontratë 3-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon. Hakaj nis kështu aventurën e parë jashtë Shqipërisë, pasi në të kaluarën, përveç Partizanit është aktivizuar edhe me Teutën e Vllazninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy