Belgjika "thyen" Anglinë me golin e Januzajt, Tunizia mposht Panamanë

Belgjika "thyen" Anglinë me golin e Januzajt, Tunizia mposht Panamanë

Belgjika ka dalë fituese nga përballja e zhvilluar në "Kiliningead Stadium", me Anglin duke u renditur e para e Grupit G.

"Djajtë e kuq" kanë mposhtur "Tre Luanët" me rezultatin minimal 1-0 duke iu falur një goli të mesfushorit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj. 

Belgjika ka arritur të marr edhe fitoren e tretë në grup duke kaluar në fazën tjetër si lider i Grupit G, ndërsa pas tyre u radhitën Anglia, Tunizia dhe Panamaja.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por me belgët që krijuan diçka më shumë raste për gol, por pa arritur ta gjejnë cakun.

Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ai i Michy Batshuayi në minutën e 10 dhe ai i Marouane Fellainit në të 27, të cilët nuk arritën të përfundojnë në gol.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por belgët bënë diferencën duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

 

Në minutën e 51-të e ndeshjes kur futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj shënon një supergol për avantazhin e ndeshjes pas asis nga Youri Tielemans.

Deri në fund të ndeshjes, Anglia pati rastin më të mirë për të barazuar me anë të Marcus Rashford në minutën e 66, por anglezi humbi i vetëm përball portierin dhe ndeshja përfundoi me fitoren e belgëve me rezultat 1-0.

 

Belgjika luan me Japoninë që përfundoi në vendin e dytë në Grupin H, ndërsa Anglia ndeshet me vendin e parë e këtij grupi, Kolumbinë.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Tunizia mposhti me përmbysje 2-1 Panamanë. Autogolit të Mariah, iu përgjigjen Ben Yousseff dhe Khazri duke i dhënë 3 pikë prestigji skuadrës afrikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy