Dritan Mehmeti: Ndaj Laçit na u mohuan dy penallti

Dritan Mehmeti: Ndaj Laçit na u mohuan dy penallti

Trajneri i Dinamos City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas eliminimit nga Kupa nga Laçi.

Mehmeti kishte pretendime për gjykimin, duke thënë se ekipit të tij iu mohuan dy penallti. Sipas tij, ekipi ka nevojë për përforcime në mesfushë.

Sa i përket mënyrës si e interpretuam ndeshjen, janë dy faktorë, dy situatat sa i përket pozicionimit të mbrojtësit dhe Laçit dhe pretendimet që kemi për arbitrmin. Të dy rastet për mua, ishin penallti. Nuk do justifikohem tek arbitrimi. Jemi të gjithë fajtorë për këtë eliminim, përgjegjësitë i marr unë i pari.

Kemi shumë nevojë për lojtarë që marrin përsipër në mesfushë. Nuk e kemi gjetur atë lojtarin “8”, që është i nevojshëm për skuadrën. Laçi na dominoi dhe na mori mesfushën. Aty nuk ditëm të reagojmë. Duhet edhe mentalitet fituesi. Në të tilla ndeshje duhet të luftohet me fortë.  

Unë kam shumë besim tek kjo skuadër. Kam kërkuar përforcime në mesfushë, që bëjnë diferencën. Jam trajner dhe do bëj maksimumin për t’i marrë më të mirën skuadrës. Nuk po e gjejmë një lojtar për të bërë diferencën në mesfushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy