
Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League, teksa mposhti 3-1 në shtëpi skuadrën e Aston Villa.
Golat e Rodri në minutën e 4-t, Gundogan në minutën e 39-të dhe Mahrez në minutën e 45-të, i dhanë fitoren skuadrës së Guardiolës.
Golin e vetëm për Aston Villa e shënoi Watkins në minutën e 61. Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 48 pikëve, 3 më pak se Arsenali kryesues.



