Federico Chiesa vendos për Liverpoolin

Federico Chiesa vendos për Liverpoolin

Më në fund Federico Chiesa e ka vendosur të ardhmen. Pas shumë tratativave nga disa klube me emër në kontinentin e vjetër, sulmuesi do të jetë pjesë e Liverpoolit.

Anglezët janë në fazë rindërtimi, me Arne Slot si trainer, drejtuesit e të cilëve kanë dhënë maksimumin për t’ia plotësuar dëshirat gjatë merkatos verore.

26 vjeçari ka firmosur një kontratë për katër vite me "The Redsat", pra deri në 2028-tën dhe blerja e tij i kushtoi presidencës rreth 12 milionë euro plus tre të tjera bonuse.

Liverpool e fitoi garën me Barcelonën për ishi-n e Fiorentinës, një lojtar shumë i shpejtë, tipik për futbollin anglez.

Eksperiencën me Juventusin Federico Chiesa e finalizoi me 131 sfida, 32 gola dhe 20 asiste, të përmbledhura në tre sezone e gjysëm dhe nëse i referohemi titujve duhet theksuar se fitoi një Superkupë dhe dy Kupa Italie me të ashtuquajturën "Zonjën e Vjetër".

Siç dihet, Premier League është një ndër kampionatet më kompetitivë të Europës dhe për ish-fituesin e Europianit me kombëtaren "Trikolor" do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme.

Objektivi i Liverpoolit është rikuperimi i terrenit të humbur, në Angli dhe Europë, një ekip që vuri diktatin në të kaluarën por në vitet e fundit ka hasur vështirësi për arsye të rivalitetit të ashpër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy