
Pas ndeshjeve që u luajtën ditën e sotme, janë përcaktuar edhe 16 skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Shqipërisë, për moshat U-17 dhe U-19.
Tek U-17, Durrësi 04 siguroi kalimin për më tej, pasi mundi me rezultatin 3-0 Shkëndijën e Tiranës, ndërsa sfida tjetër Akademia e Futbollit – Teuta u mbyll në barazim 1-1. Pas gjuajtjeve të penalltive, ishte ekipi durrsak që triumfoi 5-3, për të siguruar biletën për në turin tjetër.
Tek U-19, Shkëndija e Tiranës u kualifikua pasi mundi me rezultatin 4-0 Apoloninë e Fierit, kurse sfida tjetër Akademia e Futbollit-Butrinti nuk u zhvillua, pasi ekipi i Butrinti nuk u paraqit. Kësisoj, ndeshja u fitua në tavolinë nga Akademia e Futbollit që kalon në turin tjetër.
ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-17
Durrësi 04 – Tirana
Internacional- Vllaznia
Apolonia- Brians
Football Republic -Teuta
ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-19
Partizani- Akademia e Futbollit
Bylis – Internacional
Tirana – Shkëndija Tiranë
Football Republic – Besa



