Tjetër kandidat për Sergio Ramosin

Tjetër kandidat për Sergio Ramosin

  Pas disa muajsh larg fushave të blerta e ardhmja e Sergio Ramos duket se do të zgjidhet shumë shpejt. 

Spanjolli natyrisht është drejt hapave të fundit në karrierë e cila është shoqëruar me shumë tituj të rëndësishëm, si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren. 

Drejtuesit e Marseille i kanë trokitur në derë qendërmbrojtësit i cili mendon se ka akoma për ti dhënë futbollit.

 Edhe pse me 39 vite mbi supe andaluzi gëzon një formë fizike të admirueshme, rezultat i punës ndër vite.

 Francezët e vlerësojnë maksimalisht eksperiencën e Sergio Ramosit i cili në fakt e ka provuar edhe më përpara veten në Ligue 1, konkretisht tek Paris St Germain.

 Një rikthim do të ishte fillimi i një tjetër aventure, natyrisht tek një ndër klubet më prestigjozë të këtij kampionati.

 Negociatat ndërmjet palëve po avancojnë me sukses dhe duhet theksuar se tanimë dyert e ‘’ Stade Velodrome ‘’ janë hapur pѱr lojtarin nga Camas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy