Christian Pulisic, objektiv i Romës

Christian Pulisic, objektiv i Romës

 Ecuria shumë e mirë e Christian Pulisic gjatë eksperiencës me Milanin po i siguron pretendentë cilësorë me kalimin e kohës. 

Mesfushori zhvilloi tre sezone me ‘’ Djallin ‘’ dhe në secilin prej tyre arriti të spikasë. 

Drejtuesit e Romës ia kanë hapur dyert e ‘’ Olimpicos ‘’ amerikanit, i cili nëse do të vendosë të nisë një tjetër aventurë do të demostrojë kapacitetin edhe në Champions League.

 ‘’ Verdhekuqtë ‘’ janë kualifikuar në sezonin vijues, të cilëve do ti duhet ti bëjnë mirë llogaritë edhe në Scudetto si dhe gjithashtu në Kupë. 

Krerët e Milanit nuk e anashkalojnë shitjen e 27 vjeçarit, për të cilin pretendojnë rreth 40 milionë euro. 

Ishi i Chelseat mbetet një referent gjithashtu edhe për Amerikën dhe shquhet për kreativitetin, mënyrën se si kombinohet me lojtarët dhe natyrisht aspektin taktiko-teknik. 

Gian Piero Gasperini i ka ofruar formacionin titullar Christian Pulisicit, i cili për më tepër e njeh shumë mirë Romën dhe mund të adaptohet pa probleme. 

Bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme, e cila pritet të vihet në dispozicion të transferimeve në ‘’ San Siro ‘’, tek shtatë herë fituesit e Champions Leagues. 

Sezonin e shkuar nxënësi i Massimilliano Allegrit e finalizoi me 10 gola dhe 4 asiste në 34 sfida dhe  në vijimësi mund të përfaqësojë ish fituesit e Conference Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy