AF Elbasani ka siguruar zyrtarisht këtë të diel, ngjitjen në Kategorinë e Parë. Pas një sezoni dominues në Kategorinë e Dytë, skuadra nga Elbasani ka arritur objektivin madhor.
Ndonëse ndaj Labërisë barazuan pa gola, elbasanasit në fund festuan ngjitjen. Një rritje e madhe për klubin që u ndërtua vetëm dy vote më parë, duke e nisur nga Kategoria e Tretë.
Sa i përket ndeshjeve të tjera në grupin B, Pogradeci është mposhtur nga Tepelena në transfertë me rezultatin 1-2. Luftëtari ka triumfuar me goleadë ndaj Devollit.
Shkumbini i ka shënuar 3 gola Maliqit. Delvina dhe Butrinti kanë marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Albpetrolit dhe Memaliajt.
REZULTATET:
TEPELENA 2-1 POGRADECI
LABËRIA 0-0 ELBASANI
SHKUMBINI 3-1 MALIQI
ALBPETROL 1-2 DELVINA
MEMALIAJ 1-3 BUTRINTI
LUFTËTARI 5-2 DEVOLLI



