Shqipëri-Kosovë, Duka: Futbollistët do të zgjedhin vetë kë do të përfaqësojnë

Shqipëri-Kosovë, Duka: Futbollistët do të zgjedhin vetë kë do të përfaqësojnë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka thënë se dëshira e tij është që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

Dhe, në bazë të kësaj edhe do të veprojë federata që udhëheq ai tash e shumë vjet. Por ai ka shtuar se në fund vetë futbollistët do të jenë ata që do të përcaktojnë se kë do të përfaqësojnë: Kosovën apo Shqipërinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë Duka e tha të martën në Prishtinë, në prani të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala. Nga ky i fundit, Duka mori edhe "Mirënjohjen për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy