
Siç dihet tashmë, drejtuesit e Barcelonës vijojnë me tentativat për tu përforcuar gjatë merkatos vijuese, kryesisht në repartin defensiv.
Rendimenti larg pritshmërive i Alejandro Baldes, nuk i ka lënë zgjidhje tjetër ‘’ Los Cules ‘’ të cilët pas Alphonso Davies e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Miguel Gutierrez.
Kartoni i 22 vjeçarit i përket Real Madridit por aktualisht është i huazuar tek Girona.
‘’ Galaktikët ‘’ zotërojnë 50 % të kartonit të spanjollit, por nevoja e rivalëve të përjetshëm për tu fuqizuar në këtë repart është shumë e madhe dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në vijimesi me të ardhmen e lojtarit kryeqytetas.
Në sezonin aktual Miguel Gutierrez numëron 14 sfida me Gironën dhe interesi i një ekipi si Barcelona natyrisht ia rrit ndjeshëm vlerat.



