
Faza e parë e superligës përfundoi dhe Vllaznia e gjen veten në vend të parë.Shkodranët u mundën minimalisht 1-0 nga Laci I shpëtim Duros falë një goli të realizuar nga Xhixha në minutën e 89,por ruajnë diferencën prej 3 pikësh me Kukësin e vendit të dytë.
Verilindorët u mundën në Kamëz nga Kastrioti dhe ndërpresin ecurinë e 5 fitoreve radhazi.Goli I Bardhit në minutën e 18 të pjesës së parë I jep fund serisë prej 4 ndeshjesh pa fitore për lojtartë e trajnerit Ramadan ndreu.
Ndërsa Tirana u ndal në barazim 1-1 në korcë me skënderbeun.Kampionët u surprizuan në fund të pjesës së parë ,kur Mara u dha avantazhin vendasve.Bardheblutë shtuan presionin pjesën e dytë,por mbetën me një lojtar mabgët pak kartonit të kuq të Ismajlgecit.Megjithatë Idi Batha barazpeshoi shifrat në minutëbn e 71 duke I cuar në kuotën e 13 pikëve lojtarët e trajnerit dede
Më në fund Teuta mori fitoren e dytë në kampionat pasi mposhti 1-0 në Fier Apoloninë.Lorenco vila shënoi golin e vetëm të takimit për djemtë e detit,që e mbyllën pa asnjë humbje fazën e parë
Bylis tregoi se mbetet makth për Partizanin.Në elbasan arena skuadrat ndanë nga një pikë në barazimin pa gola duke bërë që mallakstriotët të mos munden që prej 5 vjetësh nga skuadra e kuqe.
Pas ndeshjeve të javës së fundit të fazës së parë,plot 4 skuadra ndajnë pikët për vendin e tretë,ndërkohë që Bylis mbetet në zonëne ftohtë sëbashku me Skënderbeun dhe Apoloninë që mbyllin trenditjen.



