
Rikthimi i bujshëm i Romelu Lukakut përpara një sezoni tek Chelsea nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe belgu ka përgatitur valixhet drejt destinacionit të ri , ‘’ Giusseppe Meazzas “ .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ investuan 115 milionë euro për sulmuesin por duke e parë që eksperienca e dytë në kryeqytetin anglez s’ka prodhuar asnjë rezultat, drejtuesit e londinezëve kanë shprehur gatishmërinë për ta huazuar golashënuesin për vlerën e 10 milionë eurove.
Zikaltërit duan me çdo kusht rikthimin e Romelu Lukakut në Milano sepse janë koshientë për cilësitë në majën e sulmit dhe gjithmonë e kanë parasysh kontributin në të kaluarën i cili i mundësoi Interit titullin e 19-të të Serisë A .
Largimi nga Londra do ti leverdisë edhe Chelseat sepse do të kursejë 24 milionë euro , shifër që i korrespondonte rrogës së sulmuesit potent.
S’ duhet mënjanuar se në disa raste eksperienca tek Chelsea i shkaktoi të ashtuquajturit ‘’ Bualli ‘’ uljen në stol dhe duke iu referuar të kaluarës , ky fakt është konsideruar i patolerueshëm nga Romelu Lukaku .
Një arsye tjetër shumë e rëndësishme jo vetëm për ishi-n e West Bromwich Albion por edhe për çdo lojtar të elitës është Botërori i Katarit, eveniment që zhvillohet një herë në katër vite dhe kombëtarja e Belgjikës konsiderohet një ndër rivalet më të rrezikshme të tij, fakt që thekson se përgatitja duhet të jetë optimale sepse çdo ndeshje do të jetë një finale.



