
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp, para ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, u shpreh se skuadra e tij duhet të bëjë një ndeshje më të mirë se në Angli ndaj Real Madrid.
Guardiola u shpreh se nuk ka analizuar humbjen e madrilenëve në “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Unë kam parë vetëm momentet kryesore të ‘El Clasico’, nuk e pashë ndeshjen e plotë në detaje. E di që Carlo bëri diçka që normalisht nuk e bënte taktikisht. Nuk mund të marr asgjë nga ajo ndeshje për të na ndihmuar në këtë sfidë.
Jemi dy skuadra të mira, i pamë edhe një javë më parë. Ata janë kampionë në Spanjë, ne po përpiqemi të jemi kampionë këtu. E thashë një javë më parë, jemi në gjysmëfinale për t’u përpjekur dhe për të arritur finalen e dytë radhazi.
Do përpiqemi të paraqitemi më mirë se në ndeshjen e shkuar. Shkojmë në Madrid për këtë. Të gjithë janë gati për të tentuar ta bëjnë diçka të tillë. Fakti që kemi qenë në këtë fazë shpesh, na ndihmon të dimë se si ta trajtojmë situatën. Gjithsesi kjo nuk është një garanci për të luajtur mirë. Ata e dinë që ne duhet të paraqitemi mirë për të shkuar në finale.



