Richard Rios, afër kalimit tek Roma

Richard Rios, afër kalimit tek Roma

Botërori i Klubeve, kompeticion i cili është drejt përfundimit ka nxjerrë në pah potencialin e disa lojtarëve.

Një prej tyre është Richard Rios, mesfushor i Palmeiras.

Kolumbiani e ka konsoliduar vendin e një titullari të padsikutueshëm tek brazilianët, për të cilin Roma ka shfaqur interes, por edhe Atletico Madridi.

Ashtu si kanë vijuar ngjarjet, duket se ‘’ Verdhekuqtë ‘’ janë paksa më të avantazhuar për 25 vjeçarin, një element shumë dinamik, luftarak dhe teknik.

Për më tepër aspekti fizik, i kombinuar me atë teknik dhe kreativitetin ia kanë rritur vlerat, duke e bërë të domosdoshëm për trainerin Abel Ferreira. 

Drejtuesit e kryeqytetasve po bëjnë maksimumin për t’ia vënë pikën kësaj historie dhe njëkohësisht të evitojnë hyrjen e ndonjë pretendenti tjetër në garë, i cili mund t’ia vështirësojë arritjen e objektivit. 

Për më tepër Richard Rios është përzgjedhur edhe nga traineri i kombëtares së ‘’ Los Cafeteros ‘’ Nestor Lorenzo, sidomos gjatë sfidave të vlefshme për Eleminatoret e Botërorit të 2026-tës, eveniment që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. 

Dyert e ‘’ Olimpicos ‘’ tashmë i janë hapur ishi-t të Mazatlan dhe Flamengos, i cili me shumë gjasa do të përfundojë duke luajtur në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy