Roma pëlqen Alexander Isak

Roma pëlqen Alexander Isak

Jose Mourinho vijon të spikasë lojtarë interesantë për merkaton . Portugezi ka deklaruar se preferon sulmuesin e Real Sociedadit Alexander Isak i cili vitet e fundit ka bërë një evolucion të dukshëm tek spanjollët . 21 vjeçari  ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve  por tashmë Roma ka shpallur kandidaturën për suedezin .  Kapaciteti  për shënimin e golave vlerësohet shumë nga  58 vjeçari që nuk do të dorëhiqet deri sa ti rikthejë ‘’ Verdhekuqtë ‘’ aty ku e meritojnë .  Futja e italianëve në luftë i krijon një shans që s’duhet humbur në merkaton e verës sepse parashikohet se  e ardhmja e Romës do të  ketë një tjetër fytyrë me Jose Mourinhon në stol .

 Progresi i Alexander Isak nuk mund të anashkalohej  nga sytë  e mprehtë të një prej më të mirëve në training për arsye se uria për sukses e tij nuk ka nevojë për koment . Pas largimit të Willian Jose për tek Wolves  suedezi ka  fituar një pikë në skemat e Imanol Alguacil dhe  me kalimin e kohës e ka treguar se është një kockë e fortë në  sulm .   Transferimi i Alexander Isak nga modestët e Willem II  i kushtoi 6 milionë euro  spanjollëve , kontrata e të cilit  mbetet e vlefshme deri në 2024-tën .

Hyrja në luftë e Romës e rrezikon paksa qëndrimin  tek Real Sociedadi sepse figura e  ‘’ The Special One ‘’ mund të rezultojë bindëse për ta transferuar në ‘’ Olimpico ‘’  . Me 14 gola në 41 ndeshje Alexander Isak ka fituar shumë terren dhe ky interes i ndez shpresën për të qenë pjesë e Serisë A dhe projektit  të Jose Mourinhos .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy